Frikë nga rrjedhja radioaktive në Zaporizhia, ukrainasit nisin shpërndarjen e jodit
Autoritetet ukrainase nisën shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, në rast të një rrjedhjeje të mundshme radioaktive, mes frikës në rritje se luftimet rreth impiantit mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore.
Tabletat e jodit ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së radioaktivitetit nga gjëndra tiroide në rastin e një aksidenti bërthamor.
Vendimi erdhi një ditë pasi centrali u fik përkohësisht për shkak të asaj që zyrtarët thanë se ishte dëmtim nga zjarri në një linjë transmetimi.
Incidenti rriti frikën për një katastrofë bërthamore në një vend ende të përndjekur nga shpërthimi i vitit 1986 në Çernobil.
Bombardimet e vazhdueshme u raportuan në zonë gjatë natës dhe imazhet satelitore nga “Planet Labs” treguan zjarre që digjeshin rreth centralit bërthamor më të madh në Evropë.
Evropa u përball me rrezikun e një katastrofe radioaktive pasi centrali bërthamor i Zaporizhias, i kontrolluar nga rusët, u shkëput nga rrjeti energjetik ukrainas.
Një zjarr që ra në afërsi të perimetrit të impiantit dëmtoi linjat elektrike të rrjetit dhe bëri që të fikeshin dy reaktorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë