Fshehu 2 kallashnikovë në banesën e 72-vjeçares në Memaliaj, në kërkim 20-vjeçari

14 Prill 2025 | 12:57

Policia e Memaliajt ka zbuluar dy kallashnikovë të fshehur në banesën e një 72-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.

Dyshohet se armët ishin fshehur nga një 20-vjeçar për llogari të një grupi kriminal.

I riu është shpallur në kërkim, ndërsa armët u sekuestruan për ekspertizë.

“Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë

Hetime proaktive për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve (pjesëtarë të grupeve kriminale), që posedojnë armë zjarri.

Pas një hetimi dymujor me metoda proaktive, Policia godet një rast të fshehjes së armëve të zjarrit për llogari të grupeve kriminale.

Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, gjenden të fshehura në një banesë dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 20-vjeçari që dyshohet se kishte fshehur në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor, armët e zjarrit, për llogari të një grupi kriminal.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri, në një banesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, kryen veprimet hetimore dhe operacionale për gjetjen e armëve dhe identifikimin e poseduesit.

Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën së 72 vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026