Fshehu nënën e vdekur që t’i merrte pensionin, 60-vjeçari akuzohet për mashtrim

28 Maj 2023 | 10:49

Një ngjarje e cila tregon degradimin social është zbuluar në Itali, në qytetin e Veronas, më 26 maj. Një 60-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë publik, kishte mbajtur të fshehtë për 5 vite vdekjen e nënës së tij në mënyrë që të merrte pensionin e saj.

Sipas mediave italiane dhe pse prej 5 vitesh askush nuk e kishte parë të moshuarën të dilte nga shtëpia, policia arriti ta kuptonte çfarë kishte ndodhur vetëm dy ditë më parë, kur pas dyshimeve u futën në shtëpinë e saj dhe e gjetën të mumifikuar.

Hetimi nisi pasi fqinjët e saj kishin thënë se nuk e kishin parë të moshuarën prej vitesh,. Ata denoncuan se në hyrjen e saj po bëheshin disa ndërhyrje të dyshimta. Nga hetimet u kuptua se gruaja që s’ishte parë nga askush për vite me radhë nuk kishte kryer asnjë vizitë mjekësore prej 5 vitesh, e vetmja shenjë jete e saj ishte se “ajo” tërhiqte rregullisht pensionin.

Djali i saj i cili tashmë akuzohet për mashtrim, nuk është në një gjendje të keqe ekonomike, ai ka një jetë  normale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026