FSHF ndryshon drejtimin teknik të përfaqësuesve të moshave, Tafaj dhe Dama në krye

3 Shkurt 2026 | 15:35

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndryshime në drejtimin teknik të ekipeve kombëtare të moshave, me qëllim zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe konsolidimin e talenteve.

Departamenti i Komunikimit të FSHF njofton se përfaqësuesja U-19 për djem do të drejtohet nga trajneri Fatjon Tafaj, i cili më parë ka qenë në krye të ekipit U-17. Ndërkohë, përfaqësuesja U-17 do të drejtohet nga trajneri Armand Dama.

Në muajin mars, U-19 do të luajë ndeshjet e raundit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke qenë pjesë e Grupit B4 së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën, nën drejtimin e Tafajt.

Për trajnerin Armand Dama, debutimi në krye të U-17 do të vijë në mars me dy ndeshje miqësore që do të njoftohen së shpejti. Në prill, ai do të udhëheqë ekipin në turneun UEFA Development U-16, i organizuar nga FSHF në “Shtëpinë e Futbollit”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Austrisë, Suedisë dhe Japonisë.

Në qershor, përfaqësuesja U-17 do të zhvillojë raundin e dytë të kualifikimeve, duke u përballur me Maltën dhe Letoninë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit

Futbollisti norvegjez Erling Haaland tha sot, pas humbjes nga Anglia dhe eliminimit nga Kupa e Botës, se skuadra e tij në Kupën e Botës të këtij viti...
11:30 | 12/07/2026

Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë

Argjentina ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje të...
08:38 | 12/07/2026

Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026

Anglia ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, në një sfidë dramatike...
08:34 | 12/07/2026