FSHF përcakton edhe datën e rifillimit të kampionateve të moshave
Qeveria nuk ka dhënë ende dritën jeshile për rifillimin e futbollit në Shqipëri, megjithatë Federata ka parashikuar rifillimin e aktiviteteve edhe për kampionatet e moshave.
Kështu pas propozimit për të rinisur Superligën më 3 qershor, FSHF ka parashikuar që kampionatet e moshave U-15, U-17 dhe U-19 të rinisin më 14 qershor.
Datën dhe projekt-kalendarin e parashikuar ua prezantoi akademive Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Në Shqipëri, aktiviteti futbollistik është ndërprerë që prej 10 marsit.
Sipas kalendarit të parashikuar nga FSHF-ja për Superligën, ndeshjet e 3 qershorit janë. Në orën 17:30: Partizani-Skënderbeu; Flamurtari-Vllaznia; Bylisi-Tirana; Laçi-Teuta dhe në orën 20:00 Kukësi-Luftëtari.
Nga orari i prezantuar, mbetet për t’u diskutuar se kush do të luajë në Stadiumin Kombëtar, Kukësi-Luftëtari apo Partizani-Skënderbeu.
Lexoni gjithashtu:
Superliga përgatitet për nisjen e kampionatit, qeveria ende s’e ka konfirmuar
Këshilli Bashkiak i Shkodrës kërkon rishikimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta