FSHF rinovon kontratën me trajnerin Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival

7 Janar 2026 | 16:02

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, FSHF bën me dije se kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

“Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë

Federata Holandeze e Futbollit ka bërë publik lajmin tronditës së gjyqtari holandez, Rob Dieperink, është ndarë nga jeta në rrethana që mbeten ende për t’u...
20:19 | 13/07/2026

Xabi Alonso dëshiron ta mbajë Enzo Fernandez te Chelsea

Trajneri i ri i Chelseat, Xabi Alonso u prezantua në Stamford Bridge të hënën dhe tha se dëshiron ta mbajë Enzo Fernandezin në klub. Mesfushori 25-vjeçar i...
17:51 | 13/07/2026

Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams

Autoritetet në Afrikë njoftuan të hënën se po hetojnë vdekjen e futbollistit, Jayden Adams, pasi trupi i tij u zbulua këtë fundjavë në një pronë në...
17:01 | 13/07/2026