Ftesa për bashkëpunim, Arben Pëllumbi: Jo për bashkëqeverisje, Dorjan Teliti: Prej frikës nga humbja
Kandidatët për deputetë Arben Pëllumbi nga Partia Socialiste dhe Dorjan Teliti nga Partia Demokratike dhanë në “Rinvote” qëndrimet e tyre për sa i përket ftesës publike “për bashkëpunim” të bërë së fundmi nga Edi Rama ndaj Lulzim Bashës.
Kandidati për deputet i PS-së tha se ftesa “nuk është e drejtpërdrejtë”, por ka kuptimin e asaj që është filozofia e 4-vjeçarit të ardhshëm, “filozofia e përbashkimit”. Sipas Pëllumbit PS synon “të mos vijojë më me politikën përçarëse”.
“Sigurisht, ne jemi në garë për ta mundur Lulzim Bashën më 25 prill, jemi për të fituar dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi në këtë aspekt,” – u shpreh Pëllumbi duke përsëritur etiketimet “lider në gjumë” dhe pretendimet se pas Bashës “qëndron Ilir Meta dhe Sali Berisha”.
“Reformat për integrimin kanë nevojën e një bashkërendimi edhe me opozitën e ardhshme, ky është dhe sensi i kësaj filozofie bashkëpunuese, pra nuk është se do të kemi një qeveri të përbashkët dhe nuk është se tentojmë të jemi bashkë në drejtimin e vendit,” – shpjegoi më vonë Pëllumbi.
Dorjan Teliti replikoi duke theksuar se Partia Demokratike nuk ka pasur “politikë përçarëse” gjatë kësaj periudhe, por kjo lloj politike ka ardhur nga Partia Socialiste. Ai e përshkroi ftesën për bashkëpunim si “frikë nga humbja e pushtetit”.
“Sepse nuk duan të humbasin pushtet, e dinë shumë mirë se nuk do të jenë parti qeverisëse dhe KÇK… të ‘kapim çfarë të kapim nga qeveria e ardhshme’, por jo!” – këmbënguli Teliti.
LEXONI GJITHASHTU:
Arben Pëllumbi e pranon: PS ka patronazhistë në terren, i përdorim nga zgjedhjet e 2009-s
Dorjan Teliti për databazën e PS-së: Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat
“Rinvote”, Teliti: Marrim mbi 71 mandate pa LSI. Pëllumbi: Synojmë 800 mijë vota në total
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit