Fundjava e kulturës, një tur se çfarë mund të shijojmë këtë fundjavë në vend
Kjo fundjavë sjell shije të artit pamor, me disa ekspozita të çelura në kryeqytet, secila unike, e që nxit një bashkëbisedim personal, sepse arti nuk mund të kuptohet ndryshe.
Rrëfimin e kësaj jave të Kultit do ta nisim me ekspozitën e artistit kontemporan Robert Aliaj, e cila qysh në hyrje shtron pyetjen thelbësore: Muri më mbron por njëkohësisht edhe më izolon. Duhet unë të jem mirënjohës apo duhet t’i trembem?
Me këtë instalacion, nis komunikimi i veprës së plotë të Robertit, që përmban performancë, piktura e imazhe.
“Jo vetëm ne që kaluam atë periudhën e diktaturës, por edhe brezat e rinj vendosën mure të reja, u vendosën edhe mure nga të tjerë”, u shpreh artisti.
Kjo vepër së pari mbetet individuale sepse shpërfaq qasjen e komunikimit të brendshëm të artistit, e pas kësaj shndërrohet gjithëpërfshirëse sepse komunikimi është social, politik dhe aktual.
“Jemi shoqëri që atë vëllavrasjen, gjakmarrjen e kemi politike, më shumë se personale. Ne jetojmë që të marrim hak për ata që na shtypin kokën”, tha ai më tej.
Artisti i angazhuar shkon përtej, dhe e quan të domosdoshme që arti të mos mbesë në kornizat e të qenit i bukur dhe estetik, por ai duhet të flasë dhe të ngrejë debat.
Një nga veprat autentike e ekspozitës mbetet performanca konceptuale “Qyteti i mbrapshtë”
“Kjo është një nga ato veprat që nuk e kemi lënë me një përgjigje, e kemi lënë të vetë-përcaktohet nga publikuar dhe të shijohet nga publiku”, tha kurtatori Klod Dedja.
“Hapësira që na rrethon” është një tjetër ekspozitë që mund ta shijoni në Kalanë e Tiranës.
Secili prej artistëve të rinj, “Hapësirën që na rrethon” e ka parë në këtë këndvështrim.
“Një qenie njerëzore, një burrë, një qytetar, një njeri që në një moment ndalon dhe ndihet i observuar nga ky boshllëk urban dhe mban në shpatulla një wc”, tregoi artisti, Artan Shabani.
Ndonëse kjo fundjavë nuk rezervon shfaqje teatrale për publikun kryeqytetas, regjisori i njohur Kiço Londo, nis udhëtimin teatror në qytete e Shqipërisë me tetarin “Shëtitës Çajupi”.
Në kalendarin artistik veç shfaqjeve për publikun e madh, një vend të veçante mbajnë edhe ato për publikun e vogël.
Rrugët e qytetit të bukur të Korçës këtë të shtunë do të pushtohen nga festa traditë e qytetit juglindor, me “Karnavalet e Korçës”.
Po aq e bukur do të jetë fundjava edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ku do të mbahet “Aulona Inter Folk Festival”, që do të sjelli performaca me muzikë tradicionale.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti