Fundjava e kulturës, Panairi i Librit, ekspozitat, shfaqjet skenike që mund të shijoni këto ditë
Gjatë kësaj fundjave, librin për fëmijë do ta keni më afër, sepse për herë të parë zhvillohet panairi i librit për të vegjlit, në sheshin e Pazarit të Ri. 14 shtëpi botuese të dedikuara në lëmin e librave për fëmijë kanë ekspozuar titujt e rinj dhe jo vetëm, që të vegjlit mund të zgjedhin për t’i shoqëruar gjatë ditëve të verës.
Me kërshëri shumë prej fëmijëve i afrohen stendave, të cilat ofrojnë edhe ulje çmimesh.
“Janë rreth 14 shtëpi botuese që marrin pjesë, kemi gjithashtu edhe një shtëpi botuese nga Kosova. Në të gjitha stendat ka ulje çmimesh, ndaj është një ftesë për ata që duan të zgjedhin një libër për fëmijët e tyre”, – thotë Anisa Ymeri, organizatore.
Në këtë panair disa prej botuesve kanë zgjedhur që mes titujsh disa t’ua dedikojnë edhe prindërve.
“Disa botues kanë bërë një zgjedhje të zgjuar, duke bërë edhe ndonjë rekomandim për prindërit për të lexuar”, shton znj. Ymeri.
Sokol Demaku ka udhëtuar nga Suedia për këtë panair, sepse ai mbetet i vetmi që sjell letërsinë suedeze për fëmijë në shqip.
“Kam sjellë dy libra që kanë të bëjnë me minoritetin rom në Suedi, të shkruar nga një shkrimtare suedeze rome. Kanë të bëjnë me një vajzë të vogël 8-vjeçare rome. Duke lexuar literaturën suedeze ne mund ta arrijmë, madje mund ta tejkalojmë atë”, – shprehet Sokol Demaku, përkthyes.
Ndryshimin mes letërsisë suedeze dhe asaj shqiptare Demaku zgjedh ta bëjë me këtë fakt.
“Librat për fëmijë në Shqipëri janë shumë voluminozë. Miqtë e mi suedezë me thonë se duhet të zvogëlohet numri i fletëve që librat të jenë më të kapshëm për fëmijët”, – thotë ai.
Rejvi Dërvishi është 13 vjeç dhe në këtë panair ai ka sjellë librin e tij të parë me aventura.
“Është aventura e një djali të ri që humbet në një ishull, por atje gjen edhe familjen e tij”, – tregon Rejvi Dervishi, autor i librit “Letra në Ishull”.
Ngjarjet e përjetuara dhe refleksionet personale të një kohe të shkuar, por padyshim e pashlyeshme në kujtesë, artistja Irena Buzi i pasqyroi në këto punim të bëra gjatë viteve 2000, që në qendër ka njeriun e më pas natyrën.
“Natyra është rruga e zhbërjes së njeriut, që pasi ndërron jetë shndërrohet në natyrë, nga natyra rruga është për tek e mbinatyrshmja. Janë të ndërthurura të tria si një cikël i mbyllur”, – thotë artistja.
Për çdo artist, subjekti gjithmonë buron nga ngjarjet reale, por mënyra e përkthimit në art mbetet unike për cilindo. Edhe pse Buzi flet për vitet ‘97-2000, forma, fragmentarizmi i cikleve e bën atë unike dhe në sytë e publikut edhe abstrakte.
Këto vepra në akrilik, akuarel dhe teknika të tjera do të mbeten dëshmi dhe fakt i përjetimeve të asaj kohe. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në MAD Galeri.
Këtë fundjavë mund të shijoni një tjetër ekspozitë, atë të Mimoza Ahmetit, me emrin “Kateksis”, që vë në qendër individin dhe mënyrën e të reformim të kapaciteteve tona njohëse dhe krijuese.
Në qytetin e ‘një mbi një dritareve’, nga data 26 qershor deri më 1 korrik do të mbahet Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë.
Ndërsa në Sarandën e bukur, nga e premtja deri te dielën do të zhvillohet Festivali i Këngëve të Tokës me opera dhe interpretime në poezi. Në këtë festival do të marrin pjesë artistë dhe interpretues nga disa qytete të vendit
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti