Fundjava e kulturës, zbulojmë aktivitetet kulturore nga arti pamor te shfaqjet artistike
Edhe këtë fundjavë sugjerojmë se çfarë mund të shikojmë dhe shijojmë gjatë dy ditëve, duke nisur me artin pamor dhe shfaqjet artistike.
“A Gallery” është hapësira më e re kushtuar artit pamor dhe hapësira më e re e piktorit Admir Përvathi, që këtë ngjarje të bukur e shoqëron me ekspozitën e tij personale të radhës.
Punimet e piktorit Admir Përvathi, gjithmonë janë karakterizuar nga abstraksioni i ngjyrave ekspresive. Në secilën prej tablove në shikim të parë duket sikur ka luftë dhe tension ndjesish, prej nga ku lindin dhe krijohen më pas këto pështjellime të këndshme ngjyrash që piktori arrin t’i shkrijë mjaft bukur.
“Hapja e ‘A Gallery’ në fakt është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të karrierës sime, është një ëndërr që bëhet realitet dhe këtë ceremoni të hapjes e kam shoqëruar me një ekspozitë. Janë veprat e dy viteve të fundit që kam realizuar. Janë në rrymën e ekspresionizmit abstrakt”, u shpreh z. Përvathi.
Për Përvathin secila tablo ka një titull specifik, sepse asnjë përzierje dhe shtresim nuk është rastësor, padyshim janë ndjesitë e piktorit që ka përjetuar gjatë dy viteve të fundit.
“Gjithmonë është ajo lufta e brendshme, luftojmë me një të panjohur që do të mundi apo do ta mundësh, janë ato emocionet e forta. Këto ngjarje që kaluam mundohesha t’i shikoja gjithmonë me një lloj pozitiviteti, të shprehja atë anën e brendshme, duke e përcjellë me ngjyra të ngrohta që edhe për artdashësit të kishte një lloj energjie pozitive kur e shikonte”, tha piktori.
Këtë cikël Admir Përvathi do ta përkufizonte me këto emra:
“Të gjitha kanë titujt përkatës të tyre, janë emocione që janë shprehur, ndonjëherë jam i lidhur me një punë më shumë se me tjetrën. Kam disa që veçoj: Humbja e Pushtetit, Liqeni i Mjellmave, Zogjtë në pemë, Etja për jetë”, u shpreh Admir Përvathi.
Tetari Metropol, ka nisur premierën “Pikaso dhe Ajnshtjan në një bar në Paris”. Komedia e Steve Martin, është ngjitur në skenë nga regjisorja Armela Demaj, e cila rikthen dy gjeni, në një lokal në Montmartë në Paris, Pikason dhe Anjishtajnin.
Aktorët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me rikthimin e tyre në “role”.
“Është shumë delikat për t’u kuptuar nga ne aktorët dhe është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga ne, në mënyrë që të përcillet shumë thjesht tek publiku”, u shpreh aktori Silvio Goskova.
“Ndihem shumë mirë sepse është një rikthim në teatër që neve të gjithëve na duhej, se jo pandemi, tërmeti dhe është një kohë që duhet vlerësuar shumë”, tha Amri Hasanlliu.
“Vepra ‘Pikaso dhe Ajnshtjan në një bar në Paris’, është një fantazi shumë e shfrenuar do thoja e autorit, sepse të dy i përkasin fushave të ndryshme, por i bashkon gjenialiteti që kanë dhe mënyra se si është trajtuar në vepër dhe në shfaqje ka brenda komiken dhe seriozitetin”, tha aktori.
Por a do ta mendonit edhe njohjen e dy gjenive me një tjetër ikonë të muzikës siç është Elvis Presli? Në këtë vepër, po.
“Nuk është ai Elvisi që ka arritur majat e tij, dhe vjen posaçërisht për një person të shfaqja që unë nuk do ta them, por që trajektorja ndryshon”, u shpreh një ndër aktorët e shfaqjes.
Por si janë gjendur aktorët e rinj në këto role?
“Është një rol i vështirë, por më ka dhënë dorë që të shtoj dhe shfrenoj fantazinë time me aq sa mundem”, tha aktori.
Në kryeqendrën e Veriut në Shkodër, do të mund të vizitoni ekspozitën e mjeshtrit Myftar Cubi, i cili ekspozon dhjetëra punime të tij në gjininë e mozaikut.
Në këtë cikël punimesh, Cubi ka zgjedhur të pasqyroje pjesë nga cikli i Eposit të Kreshnikëve, apo gra të veshura me veshje tradicionale, mes tyre edhe shumë figura të tjera.
Me 18, 19 dhe 20 qershor, Pazari i Gjirokastrës do të mirëpresë, fundjavën me këngë korçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Fundjava e kulturës, një tur se çfarë mund të shijojmë këtë fundjavë në vend
“Ngecëm në Tiranë”, tur se çfarë mund të shijojmë këtë fundjavë në kryeqytet
Fundjava e kulturës, zbulojmë muzetë dhe aktivitetet kulturore në vend
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta