Fundjava e kulturës, zbulojmë muzetë dhe aktivitetet kulturore në vend
Në secilin destinacion që zgjedhim të kalojmë kohën është e domosdoshme që pjesë e itinerarit të gjërave qe duhen parë dhe vizituar të jetë e integruar historia.
Ndaj këtë radhë në Krujë do të flasim pikërisht për këtë pasuri të këtij qyteti.
Jemi ndalur në Muzeun e Skënderbeut që këtë fundjavë i është bashkuar edhe një ekspozitë me dokumente të veçanta nga Arkivi i Shtetit.
“Kemi edhe elementin tjetër që jemi ne si arkiv që duhet të dalim jashtë, duhet të shkojmë të qytetari, duhet ta prezantojmë këtë lloj pasurie, sepse në fund të ditës në këto stenda çdokush mund të gjejë gjyshin e vet, shtëpinë ku ka jetuar, lagjen ku ka qenë, si ka qnë para 100 viteve. Mund të gjejë një pjesë të historisë tonë”, u shpreh Ardit Bido, drejtor i Arkivit të Shtetit.
Muzeu i Skënderbeut mbetet një nga më të vizituarit megjithatë një tur në të nuk është kurrë një kohë e çuar dëm.
“Është i trajtuar si memorial, ku fjala luan rolin kryesor dhe po qe se je në gjendje që ta interpretosh, fjala nuk vdes kurrë. Në rast se në botë ka një përshtatje të banesave si muze, ky është ngritur nga themelet me mendimin për t’u bërë muze”, tha Mehdi Hafizi, drejtor i Muzeut të Skënderbeut.
Edhe pse të gjithë kemi mundësinë që të bëjnë një tur virtual në muze, kjo nuk ka ndikuar tek numri i vizitorëve.
“Kam shumë vite që punoj këtu. Kanë ardhur kur ka qenë nxënës, tani vijnë dhe sjellin fëmijët e tyre”, tha ai më tej.
Në kryqendrën e Veriut, nuk mungojnë asnjëherë opsionet, Muzeu Historik, apo Fototeka Marubi, Muzeu i Krimeve të Komunizmit në Shkodër janë gjithmonë një pikë që duhet të ndaloni me patjetër.
Do mbetemi te trashëgimia kulturore, dhe do të shkojmë në Pilur të Vlorës, ku në datën 5 dhe 6 Maj do të realizohet festivali i isopolifonisë “Netët e Bejkës së Bardhë”, ku do të marrin pjesë grupet polofonike të Jugut.
Po në Vlorë do të mund të shijoni ekspozitën e Helidon Halitit, “Poezia Rozë”.
Kësaj radhe zgjodhëm që pikën e fundit të qëndrojmë në Kryeqytet për të gjithë ne që këtë fundjavë nuk do mundemi të lëvizim jashtë saj.
Një ngjarje speciale është festivali i Resë në këtë 5 vjetor që do përmban një kalendar artistik të larmishëm.
“Origjina e festivalit të Resë lindi për shkak të të krijuarit të mungesës së një teatrit specifik për danc-in. Pas festivalit të Resë e ne pasojmë me kinemanë italiane”, u shpreh Edit Pulaj, drejtoreshë artistike e Resë.
Ndërsa për këtë fundjavë Reja, do të sjellë këto aktivitete.
“Çelim festivalin më një artist shumë të njohur, siç është Dren Abazi dhe Zik Zak orkestra, për të vazhduar të shtunën me një film pa zë italian”, tregoi ajo më tej.
Ndërkohë në qendrën për hapje dhe dialog, në Kryeministri, do të gjeni ekspozitën më të re të artistit Robert Aliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“E kaluara, nuk ka kaluar”, artisti kuksian ekspozon krijimet e tekstileve në Vlorë
Për herë të parë ekspozohen në Muzeun Kombëtar punimet e ikonografit Diço Zografi
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)