Fuqitë e mëdha drejt përplasjes, Gaba: Kush po përgatit goditjen?
Analist, Gentian Gaba i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka folur lidhur me sulmet amerikane në Venezuelë dhe hapat e radhës që pritet të ndodhin në politikën botërore. Gaba u shpreh se ngjarjet e fundit që po ndodhin në botë tregojnë për një përballje që do të ndodhë. Ai theksoi se kjo përballje nuk do të ndodhë në Evropë.
Sipas tij SHBA krijon rregullat dhe garanton sigurinë ndërkohë që Kina përmes hileve tenton t’i vendosë minat sistemit ndërkombëtar të ngritur nga Amerika.
“Fuqitë e mëdha janë grabitqare por e justifikojnë atë se natyra e sistemit është e tillë. Në qoftë se në këtë sistem po shohim qe po ndodhim shumë ngjarje, kemi Venezuelën, Iranin, Kubën dhe Groenladën. Po shohim fuqitë e mëdha që po bëjnë gati për një përballje që nuk do të ndodhë në Evropë.
Në Evropë kemi Rusinë të dalë nga ajo luftë që ka futur veten do t shikojë se bota ka ndryshuar dhe se ka mbetur një proksie e Kinës.
Po nga ana tjetër Venezuela, Irani, Groenlanda, Kuba janë një përgatitje që SHBA bën për të na tranzituar se të paktën kemi interesa strategjike si komb të lidhura me ta drejt një bote më të sigurt.
Besoj se shumë nga ju e kanë lexuar “Revoltën e Altalist”, rregullat që krijoi SHBA me fituesit e Luftës së dytë Botërorë por kryesisht Amerika filluan të përdoreshin nga Kina. Filloi te behej një free rider.
Amerika krijon rregullat, garanton sigurinë, i lejon Kinës të bëjë një kapërcim mirëqenie marramendës në shumë pak vite. E fut në organizatën ndërkombëtare WTO dhe Kina përfiton nga sistemi i ngritur për ti futur minat sistemi ndërkombëtar të ngritur nga Amerika duke përdoru hilet për ta bërë të pa menaxhueshme sipas saj që ishte orkestruesi i këtij sistemi dhe në bazë të përfitimeve që kemi patur rezulton më i miri”, tha ai.
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s