Furnizonin me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, nën hetim administratori

18 Qershor 2025 | 14:39

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht administratorin dhe menaxherin e një karburanti në portin e Himarës, pasi u kapën duke shitur karburant në mënyrë të paligjshme.

Pas informacioneve të siguruara për aktivitet të jashtëligjshëm në një subjekt që tregton hidrokarbure, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë organizuan një kontroll në portin e Himarës. Gjatë operacionit, u konstatua se përfaqësuesit e subjektit po shisnin rreth 6,000 litra benzinë për mjete lundruese, përmes një autoboti, pa përdorur pajisje fiskale automatike, në shkelje të ligjit për fiskalizimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe nisi procedimi penal për shtetasin S.K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit, dhe M.R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i subjektit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026