‘Furtunë’ në burgun e Fierit, 18 punonjës nën akuzë për shpërdorim detyre
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Hetimi i kryer nga SHKB e burgjeve dhe Prokuroria prej disa muajsh tregoi se punonjësit e këtij burgu favorizonin të dënuar të caktuar për ulje dënimi ose lirim me kusht.
“Pas një pune voluminoze të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, janë kryer ekzekutimet e vendimit të gjykatës, masë me “arrest shtëpie”, për një numër të konsiderueshëm punonjësish të IEVP Fier, të cilët kanë konsumuar një sërë veprash penale si: “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.


Lajm ne perditesim
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta