Fushata dhe alternativat, fati i partive të reja përballë atyre tradicionale  

6 Prill 2021 | 20:36

Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë. Qytetarët ndihen të lodhur nga politika e cila prej vitesh duket se nuk po prodhon asgjë të re.

Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike dhe politike të vendit ka nisur me lëvizjen për demokraci që çoi në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, ku Rama ishte një nga udhëheqësit e lëvizjes studentore në Akademinë e Arteve të Bukura.

Edi Rama hyri në politikë në cilësinë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, 23 vjet më parë, në vitin 1998.

Nga këto për 11 vjet drejtoi Bashkinë e Tiranës.

Prej 16 vjetësh Rama mban postin e kryetarit të partisë socialiste të Shqipërisë.

Pas 8 vjetësh në opozitë dhe 8 në qeveri, ai kërkon mandatin e tretë, edhe pse Partia Socialiste dhe ajo demokratike, çdo 8 vjet në këto 30 vite kanë kryer rotacionin e pushtetit.

Lulzim Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar të vitit 2004 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në këtë parti.

Në vitin 2005 ai u zgjodh për herë të parë deputet i qarkut Tiranë. Pas zgjedhjeve Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku shërbeu për një periudhë 2- vjeçare, derisa u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007.

Basha mbajti postin e Ministrit të Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha.

Në 2011 u zgjodh kryetar i bashkisë Tiranë, detyrë që do ta ushtronte vetëm për një mandat.

Prej vitit 2013, pas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Lulzim Basha mban postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pas 8 viteve pritje në opozitë Basha kërkon votëbesimin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit, për të sjellë forcën që drejton në krye të shqiptarëve.

Monika Kryemadhi që prej vitit 1991 është një nga themeluesit e FRESSH. Ka qenë anëtare e Partisë Socialiste nga dhjetori 1991 deri në shtator të vitit 2004. Anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2001 deri 2005.

Në shtator të vitit 2004, Kryemadhi ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste për Integrim. Gjatë periudhës 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative në LSI.

Më 5 korrik 2017, Kryemadhi u zgjodh kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim forcë që vazhdon ta drejtoj edhe aktualisht.

Pas 8 vjetësh në koalicion me qeverinë Berisha, pas ftesës së Edi Ramës para zgjedhjeve të vitit 2013, LSI u bë pjesë e koalicionit të partisë socialiste më të cilin bashkë qeverisën 4 vjet.

Pas kalimit në opozitë, deputetët e LSI dogjën mandatet, dhe në prag të zgjedhjeve të 25 prillit kryetarja e LSI Kryemadhi u rreshtua në koalicionin parazgjedhor të të djathtëve.

Premtimet janë të vjetra, Edi Rama kërkon mandatin e tretë duke vazhduar të premtoi 24 orë ujë. Lulëzim Basha anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa Monika Kryemadhi, se do të ndal largimin e të rinjve.

Po cilat kanë qenë alternativat e reja politike në 30 vite demokraci në Shqipëri dhe çfarë produkti kanë sjellë ato?

Lëvizja social – politike G99 ishte formacioni më i ri politik në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 , pjesë e koalicionit të majtë opozitar. Shumica e anëtareve të saj ishin ish-aktivistë të Lëvizjes qytetare “MJAFT”. Kryetari Erion Veliaj e përdori lëvizjen mjaft e më pas G99 për katapultimin e tij personal në politikë.

Në 2013 do të ishte partia Aleanca kuq e zi  e Kreshnik Spahiu që do të garonte si një parti e pavarur, por që nuk arriti të kaloj pragun dhe të ketë përfaqësues në parlament.

Para zgjedhjeve të vitit 2017 u themelua partia sfida për Shqipërinë, e Gjergj Bojaxhiut, e cila pati të njëjtin fat.

Nisma Thurje” është partia e re e cila do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Në krye të kësaj partie është Endrit Shabani.

Ndonëse shqiptarët në vite kanë treguar varësi ndaj partive tradicionale, fati i partive të reja të pavarura, pritet të vihet edhe njëherë në provë më 25 prill.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021