Fushata e dhurimit të flokëve, 10-vjeçarja: Kam 3 vite që i rris për këtë qëllim

30 Tetor 2022 | 12:59

Gazetarja e Euronews Albania Ortensa Budlla ishte e pranishme në fushatën e dhurimit të flokëve në kuadër të tetorit, muajit rozë.

Emili, 10-vjeçarja e pranishme në event tregoi se prej 3 vitesh po rrit flokët në mënyrë që t’i bashkohet nismës për të dhuruar në ndihmë të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“Nuk kam asnjë arsye, përveç mamit që më ka thënë se duhet t’i presim për ato që kanë shumë nevojë për flokët,” – tha vajza.

Ajo u shpreh se nuk i vjen keq që po i pret flokët, por ka shumë emocione dhe me kujdesin e flokëve të saj është marrë e ëma.

Emili shtoi se pas dhurimit të flokëve sot do të kujdeset t’i rrisë përsëri në mënyrë që t’i dhurojë për të dytën herë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026