Fushatë e ashpër në Turqi| Erdogan: Do shkatërroj opozitën. Përgjigjet kundërshtari
Zgjedhjet presidenciale në Turqi kanë hyrë në fazën e tyre më të nxehtë. Në 14 maji qytetarët votojnë edhe për presidentin por edhe për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ato cilësohen si një nga zgjedhjet më delikate për presidentin Erdogan.
Kreu i partisë konservatore AKP, përballet me rivalin Kemal Kılıçdaroğlu të Partisë Republikane Popullore. Të dy kandidatët gjatë fundjavës morën pjesë në mitingje të mëdha.
Në kryeqytetin, Ankara, Erdogan premtoi se “me ndihmën e Zotit do të shkatërrojë opozitën”. Deri më tani, praktikisht i palëkundur, Erdogani, një herë kryeministër dhe sot president, përballet me një rival që po përpiqet të magjepsë elektoratin e ri.
Në total, 5.2 milionë të rinj shkojnë në votime për herë të parë. Ky është një brez që nuk ka njohur asnjë figurë tjetër përveç Erdoganit për të personifikuar pushtetin politik në Turqi dhe që është i etur për ndryshim. Megjithatë, vetëm një e pesta e elektoratit 18-25 vjeç pritet të shkojë në votim.
Kandidadti i opozitës Kılıçdaroğlu kryeson një koalicion prej gjashtë partish dhe është zotuar të “sjellë dritën në Turqi” dhe “të rindërtojë demokracinë turke”.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë