Fushatë me lajme të rreme nga Rusia| Raporti: Mediat, pre e narrativës së Kremlinit

15 Qershor 2024 | 16:09

Një raport i ri i organizatave ndërkombëtare thotë se mediat serioze perendimore kanë rënë pre e lajmeve të rreme me origjinë nga Rusia.

Organizata Check First me qendër në Finland ka studiuar me anë të softwereve gjithë publikimet në mediat online. Sipas raportit, aktorë pro rusë kanë arritur të bombardojnë me informacion gazetarët, në mënyrë që në raportimet e tyre të mbizotërojë narrativa e Kremlinit për luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera.

Studimi thotë se  aktorë anonimë pro-rusë kontaktojnë gazetarët duke u sugjeruar se raportimet e tyre duhen verifikuar dhe u ofrojnë informacione në dukje korrekte, por që më pas rezultojnë se synojnë lajme pro Kemlinit. Gjithashtu, gazetarëve u sugjerohen burime informacioni të hapura në apliakacionet Telegram, me anë të cilave synohet ndryshimi i përmbajtjes së një raportimi.

Një nga rastet tipike është kur një redaksi vjen një Email në dukje nga një qytetar i shqetësuar, i cili supozohet se ka parë pretendime të dyshimta në mediat ruse dhe u kërkon gazetarëve t’i hedhin një sy lajmeve të mediave të Moskës për të raportuar sa më korret.

Bëhet fjalë për fushatë të koordinuar ku qindra personazhe sugjerojnë informacione të rreme për gazetarët dhe kompanitë mediatike. Sipas raportit, pre e këtij sulmi kanë rënë më shumë se 800 organizata lajmesh në Europë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026