Fushatë me sulme ndaj kundërshtarëve, Erion Veliaj: Për t’u bërë të qartë qytetarëve ndryshimet
Fushatën agresive ndaj kundërshtarëve politikë në zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e cilëson si strategji për t’u treguar qytetarëve “ndryshimin mes palëve”.
Në një intervistë për Euronews Albania përballë gazetares Ilva Tare, Veliaj tha se qytetarët duhet ta kenë të qartë se ajo që u ofron Partia Demokratike “është rikthimi me Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën”.
“Tirana duhet ta ketë të qartë se taktika e Lulzim Bashës dhe PD-së, në fushatë është largo Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, Sali Berishën dhe Kunatin e Bashës, por që në fund rikthehen sërish ata,” – u shpreh Veliaj.
Gjatë intervistës Veliaj këmbënguli se bilanci që sjell në zgjedhje Lulzim Basha është ai i “dy viteve mungesë në Këshillin Bashkiak” dhe “Tiranës që i ngeli ora për katër vite”.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pavarësisht fushatës që kërkon angazhime në terren, ai vijon t’i kryejë punët si Kryetar i Bashkisë Tiranë. Ai tha se ka “gjashtë vite që bën fushatë non-stop” duke nënkuptuar se punën e sheh si sprovë të ngjashme vazhdimisht.
“Isha në Dajt për një tubim, ndërkohë pata kohë për të hapur dhe një çerdhe nga puna e Bashkisë, problemi nuk vjen nga ata që punojnë shumë,” – pretendoi me një shembull Veliaj.
Lexoni gjithashtu:
Kush e thyen hersin në Tiranë? Erion Veliaj zbulon emrat që dalin nga sondazhet
Erion Veliaj u përgjigjet akuzave për pastrim parash në sektorin e ndërtimit
Veliaj: Kam 6 vite që kërkoj debat me Bashën për bilancin e Bashkisë së Tiranës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)