Futbollisti mashtroi për moshën, mediat kërkojnë informacion nga Gjermania
Pak ditë pas skandalit që shpërtheu në kombëtaren e Kamerunit të 17-vjeçarëve, ku 21 nga 30 lojtarë kishin gënjyer për moshën, duket se diçka e tillë është përsëritur.
Mediat kanë ngritur dyshimet për sulmuesin e Borussia Dortmund, Yusuffa Moukoko, për të cilin thuhet se mosha e tij është 22 vjeç. Në Gjermani ka raportime se një certifikatë lindjeje e vitit 2000 me emrin Yusuffa Mohammadou i përket futbollistit Yusuffa Moukoko.
Kaq ka mjaftuar që menjëherë lajmi të shpërthejë në media, ndërkohë në anën tjetër, federate gjermane e futbollit ka pohuar se nuk do të bëjë koment mbi asnjë thashethem të pavend.
Një tjetër fakt që shton më tej dyshimet është se partneret e futbollistit kanë qenë të gjitha më të mëdha në moshë.
Moukoko është lindur në Kamerun, ndërsa në 2014-ën u transferua në Gjermani, ndërsa duket se hetimi për këtë rast do të vijojë. Lajmi në fjalë ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e talentit, ku skuadrat nga Premier League janë gati të tërhiqen nëse ai akuzohet për mashtrim.
LEXONI GJITHASHTU:
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein