G-7 ofron mbështetje afatgjatë për Ukrainën

22 Maj 2023 | 07:09

Presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë prej 375 milionë dollarësh.

Presidenti Biden tha se ndihma përfshin municione, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera për forcat ukrainase. Udhëheqësit e G-7 i bën jehonë deklaratës së Presidentit Biden, ndërsa kancelari gjerman dhe presidenti francez u shprehën kundër çdo zgjidhjeje pa tërheqjen paraprake të të gjitha trupave ruse nga Ukraina.

Gjatë ditës së fundit të takimit treditor të G-7-ës në Hiroshima të Japonisë, Presidenti Joe Biden njoftoi për një ndihmë të re ushtarake prej 375 milionë dollarësh.

“Sot po njoftoj për një paketë që përfshin më shumë municione, artileri dhe automjete të blinduara për të forcuar aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të rimëkëmbet dhe të rindërtohet. Bashkë me udhëheqësit e tjerë në këtë takim, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe unë premtoj se kjo nuk do të ndryshojë”, tha Presidenti Joe Biden gjatë takimit me homologun ukrainas, Zelensky.

“Faleminderit shumë zoti president. Fillimisht faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj dhe për këtë ndihmë të re. Faleminderit shumë nga populli im dhe jam shumë i lumtur që kemi marrëdhënie kaq të forta”, tha Presidenti Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026