G7 zotohet për një qëndrim të ashpër dhe të unifikuar kundër Rusisë

18 Prill 2023 | 20:57

Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratike më të pasura të botës, u zotuan për një front të unifikuar kundër kërcënimit që paraqet Kina ndaj Tajvanit si dhe agresionit rus në Ukrainë.

Në përfundim të takimeve të tyre të martën, ata shprehën përkushtimin për të forcuar dhe zbatuar sanksione të ashpra kundër Moskës.

Deklarata e përbashkët e kryediplomatëve përfshinte gjithashtu qëndrime të forta, mbi një seri të pashembullt provash me raketa të Koresë së Veriut. Por Kina dhe Rusia morën vëmendjen kryesore të takimit treditor të organizuar nga Japonia.

“Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, si sulmet e Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës jetike civile. Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke i koordinuar dhe zbatuar plotësisht ato”, thuhej në deklaratë ndërsa shtohej se Perëndimi, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026