Gabimi fatal që fundosi Iranin! Eksperti: Pse i sulmoi vendet arabe?

7 Mars 2026 | 18:40

Balkan TalksEuronews Albania, me moderator Franko Egro, ku u diskutua lufta e nisur në Iran, ka qenë i ftuar për të folur për çështjen Bejtush Gashi, ish-Ministër në qeverinë e Kosovës dhe ekspert i sigurisë. Gashi ka folur rreth konfliktit dhe ka analizuar fazat e deri tanishme të tij.

“Realisht ky reagim vjen si rezultat i dëmeve që ka pësuar Irani dhe precedentit të goditjeve të SHBA dhe Izraelit në objektet kyçe komanduese, si dhe ato strategjike të Iranit. Sipas disa të dhënave, diku 80 përqind të sistemeve mbrojtëse janë paralizuar, sistemet raketore 86 %, flota detare etj. Pra, ky kompleks i neutralizimit dhe paralizimit ka shtyrë Iranin që të zgjedhë rrugë të tjera diplomatike, për të cilat SHBA ka shprehur negativisht se janë shterruar të gjitha mundësitë që ky regjim të sjellë një ndryshim të sistemit në Iran,” – tha Gashi.

Më tej, Gashi ka shtuar se:

“Ndërhyrjet ndaj bazave ushtarake në rajon kanë qenë si strategji për të involvuar edhe këto shtete të rajonit dhe një kaos që mund të përfshijë këto shtete. Unë mendoj se lufta do të zgjasë dhe Irani është përgatitur për këtë luftë, madje ka kapacitete ta përballojë deri në likuidimin e fundit të kapaciteteve të veta.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026