Gabimi i mjekëve paralizon të riun: S’më pranojnë në punë se jam në karrige

21 Shtator 2022 | 17:16

Një gabim i mjekëve, gjatë një operimi, e la përgjithmonë në karrige me rrota 23-vjeçarin Eljo Jahjolli.

“I kanë prerë konornerv, fëmija ishte i vogël, i thashë doktorit, pse e pretë, erdhi e pa dhe më tha edhe jetën time nuk e kam të garantuar, llafe bëmë ne se ngeli fëmija… më shumë ecën zvarrë, këmbë dorës, kështu është jeta, si kalamajt e vegjël”-shprehet mamaja e 23-vjeçarit.

Sot djali i saj i vogël, ia doli të diplomohet për financë- bankë- kontlibitet.

Pret që të nisë një punë, por një sërë problemesh, ndikojnë në këtë dëshirë të tijën.

‘Më përpara nuk kam punuar, për të kërkuar po për punuar nuk kam punuar. Disa janë të gatshëm, disa jo. Ka të bëj infrastruktura, disa njerëz edhe nuk duan, edhe pse është me detyrim”- tha Eljo Jahjolli.

23 vjeçari ka një motor me bateri, me të cilin lëviz në qytet. Por duhet të jetë tepër i kujdesshëm, pasi jo të gjithë janë mirëkuptues ndaj gjendjes së tij.

“Trotuaret janë më disa më të vogla, disa më të mëdha, më shumë lëviz në rrugë. Me shoferët kam pasur probleme, që flasin, shoferët nuk duan t’ia dinë…”- thekson ai.

Kimetja është tërë kohës pas djalit. Ajo ka luftuar shumë që Eljo, të merrte një profesion.

“I thashë një mësueseje tek shkolla, tek ekonomiku, a mund ta vazhdojë çuni im shkollën e lartë, thashë nëse ka aftësi, në të gjitha universitet mund ta çosh Eljon, sa më tha ashtu mua ajo, unë atë desh dhe fillova të kërkoja ku mund ta çoja.

Tashmë dëshira me e madhe e saj, është punësimi i djalit. Ndaj i bën thirrje çdokujt që mundet, t’i ofrojë një vend pune Eljos.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026