Gafa e Trump: Orban lideri i Turqisë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump vijon fushatën e tij presidenciale, pavarësisht telasheve ligjore.
Gjatë një tubimi të fundit ai ka tërhequr vëmendje pasi gjatë fjalimit ka harruar që Erdogan është president i Turqisë dhe e ngatërron me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.
“Është dikush, Viktor Orbán, keni dëgjuar ndonjëherë për të? Ai është ndoshta një nga liderët më të fortë kudo në botë. Ai është lideri i Turqisë”, u shpreh Trump para mbështetësve në Nju Hempshër.
Ish-presidenti vijoi gafat duke shtuar se Hungaria ndante një kufi me Rusinë. Por ne realitet as Turqia dhe as Hungaria nuk ndajnë asnjë kufi me Rusinë.
Orbán është lideri autoritar i Hungarisë dhe shpeshherë lavdërohet nga Trump. Madje, Orban ishte lideri i parë europian që mbështeti Trump në fushatën presidenciale të vitit 2016.
Edhe gjatë këtij viti Orban ka shprehur mbështetje të fortë për Trump duke deklaruar: ‘Hajdeni zori President, bëjeni Amerikën sërish të madhe dhe na sillni paqe’.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë