Galeria ekspozon fondin, hapësirë për të njohur formimin e artit pamor shqiptar

17 Prill 2021 | 17:29

Një vizitë në Galerinë Kombëtare të Arteve me miqtë, është gjithmonë një ide e mirë për të kaluar disa orë dhe për të njohur artin sikurse kanë zgjedhur të bëjnë këto vizitorë.

Galeria Kombëtare e Arteve ka zgjedhur që hapësirat t’ja dedikojë fondit të saj arkivor. Dhjetëra punime ne vizatime, pikturë, skulpturë dhe karikaturë janë prezantuar për të gjithë publikun artdashës. Në fakt një udhëtim i vogël në hapësirat e këtij institucioni do të na kthejnë pas në kohë.

Në fakt ky arkiv i hapur, ballafaqon stilet, ndikimet dhe tematikat që artistë të caktuar kanë pasur që nga shekulli i XX-të.

Vetë artisti Bujar Kapexhiu, u suprizua teksa pa një nga punimet e tij të REALIZUAR më 1985 dhe të nxjerrë nga arkivat për t’iu servirur publikut.

Por sikurse në çdo histori, edhe nëpërmjet këtyre tablove njohim “rebelet” që refuzuan të hiqnin dorë, nga stili, uni dhe liria e tyre. Kjo tablo e Edison Gjergos, “Epika e Yjeve të Mëngjesit” I kushtoi atij tetë vite heqje lirie.

Karikatura mbetet e veçantë për nga trajtesa, pasi me humor dhe ironi të hollë ngacmon fenomenin. Por si ishte të bëjë Karikaturë, gjatë regjimit dikatorial dhe si ka ndryshuar sot?

Por fare pak punime shpalosen në Arkivin e Hapur të Galerisë Kombëtare të Arteve, pas viteve 90, ku sipas artistëve që nga ajo kohë, galeria për shkak të mungesës së fondeve, ka blerë shumë pak vepra.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur pa një afat të caktuar, pasi  kohë pas kohë, në sallat e ekspozitës  dalin punime të tjera nga fondi i institucionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026