Galeritë e vdekjes, të paktën 30 minatorë kanë humbur jetën në 5 vitet e fundit

11 Tetor 2022 | 12:44

Viktimat e aksidenteve në miniera përbëjnë 20 deri në 25 për qind të totalit të të vdekurve nga aksidentet në punë.

Të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se në total, në pesë vitet e fundit janë të paktën 160 persona që kanë gjetur vdekjen duke punuar, ose prej aksidenteve të pësuara në punë.

Gjysmën e kësaj shifre e përbëjnë aksidentet në miniera dhe ndërtim. Në miniera, shifra e raportuar është të paktën 30 viktima, por dyshohet që ky numër është më i lartë për shkak të vdekjeve në tregun informal të minierave, të cilat nuk raportohen, ose raportohen si vdekje nga arsye të tjera.

Rasti më tragjik i viteve të fundit është ai i tetorit të 2020-s i ndodhur në Selishtë të Dibrës. Tre minatorë gjetën vdekjen në një minierë në zonën e Balgjajt. Arsyeja e vdekjes ishte shpërthimi i gazit gjatë punimeve.

Viktimat nuk figuronin të punësuar në asnjë prej kompanive të licencuara për shfrytëzimin e minierave. Por, nga hetimet e mëvonshme u zbulua se njëri prej viktimave ishte me profesion inxhinier dhe i vetëlincencuar për të shfrytëzuar këtë minierë.

Aksidentet e shpeshta në galeri, sidomos në zonën e Bulqizës, Martaneshit dhe të Peshkopisë kanë ngritur shqetësimet mbi respektimin e masave të sigurisë teknike.

Ekspertët vlerësojnë se tejshfrytëzimi i tyre, hapja e galerive të reja pa studime të mirëfillta gjeologjike dhe informaliteti janë ndër arsyet kryesore të aksidenteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026