Gara në kampionatin anglez, Arsenal e Man City marrin 3 pikët
Gara në kampionatin anglez vijon të jetë mjaft interesante, ku diferenca e Arsenalit kryesues me Mançester Sitin e vendit të dytë mbetet vetëm dy pikë. Skuadra më në formë aktualisht në Premier Lig duket Aston Vila.
Skuadrat e kreut kanë regjistruar fitore në kampionatin anglez të futbollit, aty ku që në nisje Arsenal mban vendin e parë dhe udhëheq garën bindshëm. Të besuarit e Mikel Artetës siguruan triumfin e radhës ndaj Brighton, sfidë e mbyllur në shifrat 2-1. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e goonersave që kaluan përpara me mesfushorin Odegaard. Në pjesën e dytë Rutter shënoi në portën e tij dhe i dha avantazhin e dyfishtë topçinjve, teksa Gomez rihapi llogaritë, por vetëm aq, pasi Arsenal siguroi 3 pikët.
42 të tilla në krye të klasifikimit për londinezët që ndiqen nga Man City me 2 pikë më pak. Këta të fundit po ashtu ruajtën ritmin e Arsenalit duke fituar ndaj Nottingham në transfertë 1-2. Golat u shënuan nga Reijnders dhe Cherki, ndërsa për vendësit Hutchinson. Ky ishte triumfi i 13-të për cityzens në këtë sezon të kampionatit anglez.
Skuadra më në formë duket Aston Villa, e cila i ka surprizuar të gjithë. Të shtunën likuidoi Chelsean me dopietën e Watkins, duke përmbysur blutë që kishin kaluarp përpara më herët me Pedron. 39 pikë për Aston Villën, 3 më pak se Arsenali dhe me diferencë 1 nga Man City.
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore