Gara në PD, demokrati zbulon se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri

3 Dhjetor 2025 | 22:33

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka zbuluar se kur pritet të zhvillohet Kuvendi i PD-së, duke bërë të ditur edhe afatet ligjore të brendshme të partisë.

Hoxha u shpreh se në muajin prill përfundon mandati katërvjeçar i kryetarit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së, ndaj brenda këtij muaji do të zhvillohen zgjedhjet e reja në parti.

Ai theksoi se Sali Berisha e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë.

“Në prill është e sigurt se mbarojnë afatet si për kryetarin, ashtu edhe për Këshillin Kombëtar dhe për Kryesinë e Partisë Demokratike. Mbushet katërvjeçari i mandatit dhe do të ketë garë. Zoti Berisha e ka thënë: “Ka garë, unë jam në garë, do të rikandidoj. Tani, kush do të kandidojë le të futet ta sfidojë. Po fitoi, unë do të shkoj i pari t’i jap dorën për këtë gjë”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, Kuvendi është parashikuar të mbahet në prill megjithatë, ai la të hapur mundësinë që Kuvendi të zhvillohet edhe më herët, nëse situatat politike brenda partisë apo zhvillime të tjera e kërkojnë një gjë të tillë.

“Kuvendi është i përcaktuar që do të mbahet në prill, pasi është organi që mund të përmbysë dhe të ndryshojë statutin e PD-së. Nuk e di, PD mund të mbajë edhe një kuvend më herët se prilli, pasi mund të kemi ngjarje më herët”, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026