Gara për vendin e tretë, si po përpiqen partitë evropiane të rrisin ndikimin në PE

21 Qershor 2024 | 14:05

E djathta radikale dhe liberalët janë në një garë të ngushtë për t’u kthyer në grupin e tretë më të madh të Parlamentit Evropian. Grupi pro-evropian Ripërtëritja e Evropës humbi 20 vende në zgjedhje, pjesërisht për shkak të rezultateve të dobëta të partisë së presidentit Macron. Ndërsa grupi Reformatorët dhe Konservatorët Evropianë, ECR, i drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, fitoi 4.

ECR-së iu shtuan anëtarë të rinj nga parti të tjera të reja që nuk ishin rreshtuar përkrah grupit dhe tani e ka kaluar Ripërtëritjen Evropiane, me 83 kundrejt 81 mandateve.

Prurjet më madhore janë 6 anëtarë nga rumunia AUR, një parti e kontestuar që mbështetet në 4 shtylla: familja, atdheu, besimi dhe liria. Por grupi mund të rritet edhe më tej.

“Mund të ketë të tjerë që duan të bashkohen me ECR-në. Jemi në negociata me disa delegacione. / Nuk mund t’ju them se cilët janë, por jemi optimistë sepse rezultatet e zgjedhjeve ishin të qarta. Më shumë pushtet qendrës së djathtë dhe më pak asaj të majtë”, thotë Nicola Procaccini, bashkëkryetar i ECR-së.

Partia e ekstremit të djathtë polak, Konfederacja mund të jetë e para në listë, ndërkohë që dyert janë mbyllur për hungarezen Fidesz, pasi çdo parti që bashkohet me ECR-në duhet të nënshkruajë një deklaratë në mbështetje të Ukrainës.

Konservatorët po përpiqen të rrisin peshën në balancat evropiane, por përmasat e grupeve nuk kanë lidhje me postet kryesore në nivel evropian, shpjegon Sandro Gozi, një nga kandidatët kryesorë të ripërtëritjes.

Edhe liberalët po zgjerohen, duke pritur një euro-deputet nga partia belge të Përkushtuarit dhe synojnë 5 ligjvënësit nga partia pan evropiane Volt.

“Mendoj se shpërndarja e posteve kyçe bazohet tek aleanca politike. Aleanca politike po merr formë dhe unë shpresoj të konfirmohet mes PPE-së, Partisë Socialiste dhe Ripërtëritjes. Dhe postet kryesore do të bazohen në këtë aleancë politike dhe jo në grupe të tjera që nuk i përkasin asaj”, shprehet Sandro Gozi, euro-deputet, Ripërtëritja e Evropës.

Gara për vendin e tretë mund të ndikojë megjithatë në caktimin e presidencave në komisionet e Parlamentit Evropian. ECR-ja pati vetëm një gjatë legjislaturës së fundit dhe tani kërkon më shumë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë të shtunën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 19 të tjerë, ndërsa Kievi pret furnizime mbrojtëse dhe...
14:55 | 11/07/2026

Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara

Prokurori turk në Ankara ka urdhëruar paraburgimin e 36 të dyshuarve, përfshirë kryetarin e bashkisë së një lagjeje të kontrolluar nga opozita në Ankara, si...
14:30 | 11/07/2026

Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar

Policia britanike ka njoftuar se 26-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e ish-ministres së qeverisë britanike, Ann Widdecombe, është liruar nga paraburgimi dhe...
14:21 | 11/07/2026