English

Gara Trump-Harris, sondazhi i CNN: lufta më e fortë për Xhorxhian dhe Pensilvaninë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fushata presidenciale për zgjedhjet e 2024-s në Shtetet e Bashkuara po shoqërohet nga parashikime të pasigurta. Kështu sugjeron një sondazh i fundit nga CNN, i realizuar në 6 shtetet kyçe.

- Advertisement -

Sipas sondazhit, zëvendës presidentja Kamala Herris gëzon një avantazh të lehtë ndaj ish-presidentit Donald Trump në shtetet Uiskonsin dhe Miçigan; ndërkohë që Trump kryeson në Arizona.

Dy kandidatët kanë mbështetje thuajse të barabartë në Xhorxhia, Nevada dhe Pensilvani, shteti me ndikimin më të madh elektoral që të gjithë duan ta marrin nën kontroll.

Në të gjitha shtetet ku është kryer anketa, mesatarisht 15 për qind e votuesve deklarojnë se nuk e kanë vendosur ende se kë do të votojnë, duke sugjeruar se një pjesë e mirë e tyre mund të ndryshojnë pikëpamje në vartësi të fushatës, e cila pritet të nxehet në javët e fundit para zgjedhjeve.

Konkretisht, mbështetja shkon 50 për qind për Herris dhe 44 për qind për Tramp në Uiskonsin; 48 me 43 për qind në Miçigan; 44 me 49 për qind në Arizona; 48 me 47 për qind në Xhorxhia dhe Nevada; ndërkohë që në Pensilvani kandidatët janë të dy në kuotën e 47 përqindëshit.

Sondazhet, të kryera pas Konventës Kombëtare Demokratike të mbajtur në gusht, pasqyrojnë rezultatet në radhët e votuesve të mundshëm të përcaktuar nëpërmjet një kombinimi të qasjes ndaj votimit të kaluar dhe synimit për të votuar në nëntor.

Gjithashtu, konstatimet sugjerojnë se zonat elektorale si Pensilvania dhe Xhorxhia janë jetike për rrugëtimin e secilit kandidat drejt Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Xho Bajden i fitoi të gjashta këto shtete në 2020-n, duke marrë Xhorxhian me rreth 12 mijë vota plus dhe Arizonën me 10 mijë.

Nëse Herris ruan fitoren e Bajden në 2020-n jashtë këtyre 6 shteteve dhe siguron prej tyre vetëm Uiskonsin dhe Miçigan, si dhe një votë të vetme elektorale nga cilido shtet, ajo merr presidencën.

Ndërsa nëse Trump mban Karolinën e Veriut dhe fiton në Xhorxhia dhe Pensilvani, atëherë ai do të dalë në krye, pavarësisht se çfarë ndodh në Uiskonsin, Miçigan apo Nevada. Në një skenar të tillë, Arizona nuk do të ishte e nevojshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?