Garda kombëtare e New Jersey-t stërvitje me forcat ajrore shqiptare
19 Korrik 2025 |
16:10
Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare në trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve për përgatitje ndaj misioneve kërkim-shpëtimi.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shpërndarë pamje nga këto stërvitje, ku grupet punojnë me të njëjtin helikopter Black Hawk që ka shpëtuar jetë gjatë operacioneve pas Uraganit Sandy në vitin 2012, duke bashkëpunuar me ekipin e mirëmbajtjes që e përdori atë herë.
Ambasada thekson se bashkëpunimet e tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta për reagimin ndaj katastrofave dhe për forcimin e qëndrueshmërisë së aleatëve të NATO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë