Garë teknologjike/ Vendet evropiane ndërtojnë inteligjencë artificiale sovrane
Tre vjet pasi OpenAI lançoi ChatGPT dhe solli inteligjencën artificiale (IA) në përdorim masiv, disa vende evropiane kanë nisur zhvillimin e sistemeve të tyre sovrane të IA-së.
Koncepti i IA-së Sovrane nënkupton aftësinë e një shteti për të krijuar, pritur, vendosur dhe qeverisur teknologjitë e veta, duke shmangur varësinë nga platformat e huaja dhe juridiksionet e cloud-it.
Parlamenti Evropian ka pranuar në një raport të qershorit se blloku “është shumë i varur nga teknologjitë e huaja”, veçanërisht ato amerikane, çka e pengon Europën të ndërtojë kampionët e saj të teknologjisë. Sipas raportit, kjo varësi pritet të vazhdojë për shkak të investimeve të mëdha të SHBA-së në IA vendase, të vlerësuara në 500 miliardë dollarë.
Për të rimarrë avantazhin konkurrues, BE-ja thekson se është e domosdoshme të investohet në kërkim dhe zhvillimin e sistemeve të reja të IA-së. Në këtë drejtim, disa qeveri kombëtare kanë nisur të ndërtojnë modelet e tyre sovrane, duke kërkuar të forcojnë vetë-mjaftueshmërinë teknologjike të vendeve të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-gjenerali i SHBA-së: Uashingtoni e sheh Evropën si të parëndësishme
- Dokumenti 1200-faqësh: Gjermania po përgatit me shpejtësi 1 plan mbrojtje nga lufta
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë