Gati hapja e kampit të Gjadrit, më 20 gusht bëhet testimi i ambienteve
Të martën do të testohet hapja e kampeve për pritjen e emigrantëve afrikan në Gjadër dhe Shëngjin. Mësohet se rreth 500 persona do të dislokohen më 20 gusht në Shëngjin për t’u bërë gati që të presin mbërritjen e emigrantëve të parë afrikanë që në fillim të shtatorit.
Testimi për mirëfunksionimin e 2 qendrave do të jepet drita jeshile për pritjen zyrtarisht të emigrantëve që do të shpëtohen nga autoritetet italiane në ujërat e Mesdheut duke nisur nga data 1 shtator. Një rregullore e brendshme e autoriteteve italiane e publikuar për punonjësit e qendrës përmban 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullsinë lokale përgjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës.
Në bazë të marrëveshjes që qeveria shqiptare ka firmosur me atë italiane, kapaciteti maksimal i 2 qendrave në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.
Porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil nga autoritetet italiane.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta