‘Gati të paguajmë çmimin’, Stoltenberg për mbështetjen e Ukrainës: Është një detyrim

21 Nëntor 2022 | 18:30

NATO është gati të paguajë çmimin për mbështetjen e Ukrainës. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg në Asamblenë e Përgjithshme të Aleancës të mbajtur në Madrid.

Në cilësinë e vendit pritës, kryeministri spanjoll i dërgoi një mesazh presidentit rus.

“Do të ishte mirë për të gjithë t’i dërgonim një mesazh Vladimir Putin, që ta lërë Ukrainën rehat, që të respektojë integritetin e saj territorial, sovranitetin dhe mundësinë për të zgjedhur të ardhmen”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.

Presidenti ukrainas ka përsëritur dëshirën që populli i tij t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së. Ne ndajmë të njëjtat vlera, theksoi ai.

Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg e vuri theksin tek nevoja për të vijuar mbështetjen e Ukrainës.

“Duhet ta kuptojmë se kjo luftë do të mbyllet në tryezën e negociatave. Por ne e dimë gjithashtu se rezultati i këtyre negociatave varet nga forca në fushën e betejës”, u shpreh kreu i NATO-s.

Stoltenberg shtoi se çmimi që Aleanca do të paguajë nëse Ukraina nuk ndal Rusinë do të jetë shumë më i lartë se paratë. Ukraina, tha ai, po paguan në gjak.

Stoltenberg u sugjeroi vendeve anëtare se shpenzimi prej 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen duhet të konsiderohet si minimal.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026