Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

10 Korrik 2025 | 17:52

Të paktën 15  palestinezë, përfshirë 8 fëmijë dhe 2 gra, janë vrarë në një sulm izraelit në afërsi të një qendra mjekësore në qendër të Gazës.

Spitali “Martirët e Al-Aqsa” deklaroi se sulmi kishte goditur njerëz që ishin vënë në radhë për furnizime ushqimore në qytetin Deri al Balah.

Pamje të regjistruara nga vendi i ngjarjes dhe të postuara në rrjetet sociale tregonin trupat e shumë fëmijëve të vdekur të shtrirë në tokë dhe të tjerë të gjallë, teksa merrnin mjekim.

Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte goditur një terrorist të Hamasit në zonë dhe se ndjente keqardhje për lëndimin e njerëzve të pafajshëm.

Ndërkohë, 26 persona të tjerë u vranë në sulme të tjera të kryera të enjten në Gaza, në një kohë kur delegacionet e Hamasit dhe shtetit hebre vazhduan në Doha negociatat për një armëpushim të ri dhe për lirimin e pengjeve.

Por pavarësisht optimizmit të shprehur nga Shtetet e Bashkuara, që së bashku me Katarin dhe Egjiptin po shërbejnë si ndërmjetës, palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje.

Natën e së mërkurës, një zyrtar i rëndësishëm izraelit u tha gazetarëve në Uashington se deri në arritjen e një akordi mund të duhen një ose dy javë.

Më herët ishte Hamas që publikoi një deklaratë, ku thoshte se bisedimet ishin të vështira për shkak të qëndrimeve kontradiktore të Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026