English

Gaza| Izraeli akuzon gazetarët e rrjetit Al Jazeera si militantë palestinezë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria izraelite akuzoi të mërkurën gjashtë gazetarë të rrjetit Al Jazeera, që mbulojnë luftën në Gazë, se ishin gjithashtu luftëtarë aktualë me pagesë ose të mëparshëm të grupeve militante palestineze. Rrjeti mediatik Al Jazeera i mohoi menjëherë pretendimet izraelite.

- Advertisement -

Izraeli e mbështet akuzën ndaj gazetarëve tek dokumente, për cilat tha se i kishte zbuluar në Gazë dhe elementë të tjerë të grumbulluara nga agjencitë e zbulimit. Të gjithë gazetarët janë meshkuj palestinezë. Sipas akuzës izraelite, katër prej tyre janë të lidhur me Hamasin dhe dy të tjerë me Xhihadin Islamik Palestinez.

Televizioni Al Jazeera tha se akuzat ishin “të sajuara” dhe “pjesë e një prirjeje më të gjerë armiqësie” ndaj rrjetit mediatik arab. Al Jazeera tha se pretendimet ishin “një përpjekje e hapur për t’u mbyllur gojën gazetarëve të paktë të mbetur në rajon, duke zbehur për audiencën botërore realitetin e ashpër të luftës”.

Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumenteve që Izraeli shpërndau në internet për të mbështetur pretendimet e veta.

Rrjeti mediatik Al Jazeera e ka selinë në Katar, shtet i pasur me naftë ku janë vendosur shumë zyrtarë të lartë të Hamasit. Vendi arab i cili e financon rrjetin Al Jazeera, ka qenë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në negociatat për armëpushimin në Gazë, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin.

Gazetarët e rrjetit Al Jazeera, Anas al-Sharif, Hossam Shabat, Ismael Abu Omar dhe Talal Arrouki u akuzuan nga Izraeli për lidhje me Hamasin. Ashraf Saraj dhe Ala Salameh akuzohen për lidhje me Xhihadin Islamik. Sipas dokumenteve të shpërndara nga Izraeli, ata kanë patur role të ndryshme, që nga ushtar të këmbësorisë e deri tek propaganda.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve lëshoi të mërkurën një deklaratë kritike ndaj Izraelit ku thuhet se ai vend “ka bërë vazhdimisht pretendime të ngjashme të paprovuara pa ofruar prova të besueshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?