Gaza në prag të katastrofës, mbetet pa energji elektrike. Mbyllet termocentrali
Termocentrali i vetëm në Rripin e Gazës, që është nën rrethimin e Izraelit, është mbyllur më 11 tetor, pasi ka mbetur pa karburant, thanë autoritetet palestineze.
“I vetmi termocentral në Rripin e Gazës ndaloi operimin në orën 14:00”, tha kreu i autoritetit të energjisë në rripin e Gazës, Jalal Ismail, përmes një deklarate.
Kompania e energjisë që operon termocentralin kishte paralajmëruar disa orë më herët se termocentrali ishte në rrezik që të ndalte prodhimin.
Kjo kompani tha se Gaza do të ketë qasje në energjinë që prodhohet përmes energjisë diellore, por do të jetë e mjaftueshme vetëm për 10 orë rrymë në ditë.
Mbyllja e termocentralit vjen pasi Izraeli në fillim të javës njoftoi për bllokimin e dërgesave me karburante në Rripin e Gazës, si pjesë e asaj që Qeveria izraelite e quajti “rrethim të plotë” të territorit që udhëhiqet nga grupi i militantëve palestinez, Hamas.
Hamasi më 7 tetor nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.
Që nga shpërthimi i dhunës, Izraeli ka thënë se mbi 1.200 persona janë vrarë, ndërkaq në Gaza është raportuar për mbi 1.000 të vrarë dhe mijëra të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor