Gaza| Rifillojnë bisedimet për armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

13 Shkurt 2024 | 18:59

Negociatat për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza kanë rifilluar në Kajro, thonë mediat egjiptiane.

Sipas mediave të huaja, zyrtarë të lartë nga SHBA, Izraeli, Egjipti dhe Katari po takohen ndërsa Izraeli përballet me presion të fortë ndërkombëtar për të ndaluar bombardimet e tij në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar në këtë qytet të vogël kufitar, mes frikës së një ofensive tokësore izraelite.

Kryeministri izraelit hodhi poshtë si “delirante” propozimet e armëpushimit nga Hamasi javën e kaluar.

Benjamin Netanyahu tha se “fitorja totale” ishte e mundur në Gaza brenda disa muajsh.

Ai më vonë urdhëroi trupat izraelite të përgatiteshin për të zgjeruar operacionin e tyre tokësor dhe u zotua të mposhtte trupat e armatosur të Hamasit të fshehur në Rafah.

Por shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, tha se çdo sulm ndaj qytetit do të ishte “i tmerrshëm” dhe shumë civilë “ka të ngjarë të vriten”.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje që civilët në zonë të mbrohen.

Rafah ka qenë nën sulme të rënda ajrore izraelite ditët e fundit, me vdekje dhe plagosje të raportuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026