English

Gazetari Ferhati: Baza e Gjadrit u dyshua se përdorej për trafik droge

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Eni Ferhati gjykon se ngjarja me dy shtetasit rus dhe atë ukrainas në Gramsh duhet të ndihmojë për të ndarë njëherë e mirë strukturat e klasifikuara dhe deklasifikuara.

- Advertisement -

“Na është bërë me dije zyrtarisht se uzina e Gramshit nuk ka pasur një aktivitet të vazhdueshëm sa i takon demontimit të armëve. Kryesisht kjo uzinë ka shërbyer për demontimin e armëve që sjell policia e shtetit, pra armë që sekuestrohen gjatë operacioneve të ndryshme,” – u shpreh Ferhati.

Ndërkohë, sipas gazetarit disa baza ushtarake që kanë dalë jashtë planit të ushtrisë nuk ruhen fare.

“Kam përshtypjen që baza e Gjadrit nuk ka masa sigurie për ruajtjen e saj. Të mos harrojmë që pista e kësaj baze u dyshua nga autoritetet që përdorej për uljen e avionëve për trafik droge,” – deklaroi Ferhati.

Ai bëri me dije se pas ngjarjes së të shtunës në Gramsh është rritur niveli i sigurisë në të gjitha repartet ushtarake të deklasifikuara, ose jo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×