English

Gazetari Ferhati: Dyshohet se hakerat kanë marrë të dhëna nga sistemi Memex

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

‘Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë.

- Advertisement -

Gazetari Eni Ferhati sqaron se janë publikuar të dhëna të personave që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje kriminale.

Në dokumente shfaqen të dhënat e personave si emër, mbiemër dhe foto.

Dyshohet se hakerat mund të jenë futur në sistemin Memex, në të cilin ka të dhëna shumë sensitive.

Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.

Ndërkohë, më herët, ata kanë publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Që prej vitit 2021, autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.

Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×