Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se përfshirja në mënyrë indirekte e kryeministrit Edi Rama në zbardhjen e ngjarjes së Ervis Martinajt tregon se kemi të bëjmë me një personazh që ka prekur dhe ka cenuar dhe interesa të qeverisë.
“Pjesa nëse Ervis Martinaj ka shkuar në Amerikën Latine, ka shkuar në Dubai apo ka kryer operacione plastike, mendoj që jemi në kuadrin e spekulimeve dhe teorive konspirative. Megjithatë jo domosdoshmërisht këto pista përjashtohen për aq kohë sa një individ i tillë mund të ketë zgjedhur dhe inskenimin e gjithë zhdukjes së tij që gjithashtu është një pistë që nuk është lënë në harresë nga policia,” – u shpreh Ferhati.
Gazetari thotë se nuk e di cilat provave ju referohen kryeministri dhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku, kur çështja e Martinajt nuk ka vendngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lala tregon dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinajt
- Agresioni kibernetik, gazetari Ferhati tregon skenarin më të keq
- Gazetari Ferhati: Arsyet pse kanë lindur përplasjet mes Gledis Nano dhe Bledi Çuçit