Gazetari Ferhati: Si e organizoi vrasësi i 4 grave “revoltën e Drenovës”

Eni Ferhati
1 Mars 2023 | 22:00

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati thotë se Ramazan (Dan) Hutra, i cili kreu vrasjen e trefishtë në Tiranë, njihet si problematik edhe në sistemin e burgjeve.

Në emisionin “Now”, Ferhati u shpreh se Hutra ka pasur të bëjë me revoltën në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

“Një informacion tjetër për t’u vlerësuar dhe që Policia e Shtetit tha që po e hetojmë, është sipas informacioneve, Dan Hutra rezulton të jetë problematik edhe në sistemin e burgjeve, edhe në revoltën e quajtuar të Drenovës, në vitet 2014-2015.

Në atë kohë, në burgun e sigurisë së lartë, nga kjo revoltë pati një pasojë me arratisjen e disa të dënuarve të rrezikshëm, që u kapën më pas nga policia”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026