Gazetari: Graniti dhe Naimi bënë prova me armë në oborr para vrasjes së Liridonës

30 Janar 2024 | 22:17

Gazetari Igli Çelemta tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Liridonës.

Ai tha se personi nga i cili është marrë arma e krimit, ka thënë se atë ia ka kërkuar Naim Murseli dhe se ai së bashku me Granit Plavën, ekzekutuesin e Liridonës, kanë bërë prova me pistoletën në banesën e tij.

“Po të shikojmë dëshminë e personit të cilit i është blerë arma e krimit, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, Tom Dodaj, ka deklaruar se armën ia ka kërkuar Naim Murseli. sipas tij Naimi dhe Granit Plava, kanë bërë prova me armën në oborrin e shtëpisë së tij.

Doda ka thënë se armën ia kishte blerë disa shqiptarëve para 5 vitesh në  Gjakovë. Dëshmia e Granit Plavës me dëshminë e Tom Dodës ka përputhje, ndërsa Naim Murseli ka dëshmuar se armën ia ka kërkuar Graniti”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026