Gazetari i ‘Birn’ tregon lidhjen e Alqi Bllakos me inceneratorin e Tiranës
Gazetari i ‘Birn’, Besa Likmeta tha se deputeti socialist Alqi Bllako nuk është i përfshirë vetëm në aferën për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, Likmeta shpjegoi se si Bllako ka përdorur agjencinë e drejtuar prej tij për të shtuar qytetin e Durrësit në një kontratë që i është shtuar inceneratorit të Tiranës.
“Ky (korrupsioni në inceneratorin e Fierit), nuk është i vetmi akt i z. Bllako për incenartorët. Bllako ka luajtur rol kyç në shtimin e qytetit të Durrësit të një kontratë të madhe që i është shtuar inceneratorit të Tiranës, me veprimet dhe studimin e tregut të bërë nga agjencia që ai drejtonte”, tha gazetari.
Për Likmetën, fakti që të njëjtat kompani të përfshira në aferën e inceneratorëve, siç është edhe rasti i inceneratorit të Tiranës, nuk sekuestrohen iu jep mundësi atyre të fshehin provat e të transferojnë paratë jashtë vendit.
Ish-ministri Lefter Koka dhe deputeti socialist Alqi Bllako dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall. SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare