Gazetari: Mungesa e Rey Manajt vë në provë sulmin e Kombëtares Shqiptare

12 Mars 2026 | 22:53

I ftuar në një lidhje live për emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, gazetari Isa Halili komentoi situatën e Kombëtares Shqiptare përpara ndeshjes vendimtare ndaj Polonisë, e cila do të luhet më 26 mars në Varshavë.

Gazetari foli për sfidat që e presin trajnerin Silvinho, duke përmendur se mund të ketë mungesa të lojtarëve të rëndësishëm, si sulmuesi Rey Manaj. Halili vuri në dukje se problemi nuk është vetëm sulmi, por edhe reparti i mbrojtjes, ku lojtarë si Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu kanë pak minuta lojë këtë sezon. Sipas tij, vetëm disa lojtarë si kapiteni Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti mbeten garancia e ekipit.

“Tashmë sulmi ka humbur edhe Rey Manajn, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. Rey është një nga lojtarët kyç të Kombëtares, një sulmues me përvojë dhe shumë cilësi, që ka dhënë gola dhe asistime vendimtare në kualifikuesit e mëparshëm. Mungesa e tij do të ndikojë drejtpërdrejt në strategjinë e trajnerit Silvinho, i cili duhet të gjejë ekuilibrin e skuadrës dhe të vendosë zëvendësuesit më të mirë në sulm. Përtej dëmtimit, Rey mbetet një motivim i madh për ekipin; lojtarët e tjerë do të duhet të japin më shumë në fushë për të kompensuar mungesën e tij. Daku gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm. Këto mungesa do të bëjnë që trajneri Silvinho të ketë sfida serioze për të gjetur ekuilibrin e skuadrës por Kombëtarja mbetet e vendosur të japë maksimumin për të siguruar një rezultat pozitiv”, tha Halili.

Halili theksoi rëndësinë e kësaj sfide jo vetëm si një përballje futbolli, por edhe si një “reklamë” për Shqipërinë, duke kujtuar sukseset historike të Kombëtares që arriti dy herë në finalet e Europianit në 2016 dhe 2024.

“Shpresojmë shumë që të kemi rezultate të kënaqshme në këto ndeshje. Miliona shqiptarë do të jenë të gjithë me sytë te Kombëtarja, sepse këta djem e nderojnë fanellën herë pas here,” tha Halili gjatë intervistës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026

Në emisionin “Kubi Sportiv”, të drejtuar nga Drilon Xhepollari, u diskutua nisja e turneut më të madh futbollistik në botë, FIFA World Cup 2026, si...
18:13 | 11/06/2026

Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”

Këtë fundjavë në Durrës do të zhvillohet edicioni ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026”, në pishinën olimpike “Taq Dafa”. Turneu konsiderohet një nga aktivitetet më...
17:45 | 10/06/2026

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026