Gazetari: Një nga urdhër-arrestet e SPAK për 1 personazh më të fuqishëm se Suel Çela

25 Nëntor 2024 | 21:12

21 urdhër arreste u lëshuan nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se provat lidhur me këtë operacion kanë ardhur në sajë të përgjimeve nga SKY ECC.

Ai tregoi se mes urdhër arresteve të SPAK është edhe një për një personazh më të fuqishëm se Suel Çela një biznesmen që sipas tij është një njerëzit e rëndësishëm të malavitës në qarkun e Elbasanit.

“Aty është edhe një personazh tjetër më i fuqishëm se Suel Çela, biznesmeni Bujar Shega, një nga njerëzit më influentë i qarkut të Elbasanit, që ka përcaktuare dhe aleanca politike majtas e djathtas, person shumë influent. Vitet e fundit është marrë me biznes dhe s’i ka trokitur kush në derë. Ai është një nga njerëzit e rëndësishëm të malavitës në qarkun e Elbasanit. Mes urdhër-arresteve bëhet fjalë për 3 ish-gjyqtarë dhe 2 ish-prokurorë, shtëpitë e të cilëve janë bastisur. Sipas SPAK i kanë shërbyer bandës së Suel Çelës”, tha Lita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026