Gazetari: Rreth 10 mijë persona të kafshuar nga qentë endacakë në Kosovë
Gazetari Pleurat Salihu është shprehur se qentë endacakë janë kthyer në një problem kryesor në Kosovë.
Komentet Salihu i bëri në një lidhje për emisionin ‘People’ në Euronews Albania, ku tha se në Kosovë numërohen rreth 10 mijë persona të kafshuar nga qentë endacakë.
Ai tha gjithashtu se situata më problematike është në Prishtinë, pasi sipas tij, atje qentë endacakë i gjen në çdo rrugë e shesh.
“Janë ankuar banorët për qentë endacakë. Ka pasur ankesa të vazhdueshme dhe nuk është vetëm nga kjo qeverisje. Kosova dhe Prishtina përballet me këtë fenomen. Kjo që nga paslufta ka qenë një vazhdimësi, por në gjithë territorin e Kosovës e kalon 10 mijë që janë kafshuar nga qentë endacakë.
Por Prishtina ka qenë e fokusuar sepse kudo ndodhen qentë në sheshet e qytetit, në rrugë, etj. Nuk ka qenë interes i kësaj qeverie, por situata ka qenë mjaft emergjente për të reaguar, sepse nuk e di momentin kur do të sulmojë. Ka patur shumë fëmijë të lënduar. Vetëm këto 2-3 vite janë 2-3 raste fëmijësh të kafshuar”, tha Salihu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 23:58 Kristjan Prenga rrëzon Joshuan, por britaniku e mbyll me nokaut në raundin e dytë (VIDEO)