Gazetari: SHBA negociata me Shqipërinë për të pritur 100 mijë banorë nga Gaza
Analisti kryesor politik i Channel 12 News të Izraelit Yedioth Ahronot ka bërë një postim në rrjetin e tij social X ku thotë se Shqipëria mund të presë 100 mijë banorë nga Gaza.
Ai shkruan se administrata e Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës atje.
“Ndalesa tjetër – Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të presin refugjatë dhe pretendojnë se opsionet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”, thuhet në postimin e gazetarit Yedioth Ahronot.
Nëse ky propozim realizohet, Shqipëria do të ishte shteti i katërt që pranon refugjatë të tillë, pas pranimit të opozitës iraniane, emigrantëve afganë pas rikthimit të talebanëve në pushtet dhe emigrantëve të paligjshëm që Italia transferon në portin e Shëngjinit.
Ky zhvillim pritet të shkaktojë debat të gjerë në Shqipëri, lidhur me kapacitetet e strehimit dhe pasojat sociale e politike që mund të ketë një vendim i tillë ndërsa autoritetet shqiptare ende nuk kanë ofruar një reagim zyrtar për këto raportime.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë