Gazetari: Situatë alarmante në Himarë, referendum për vetëvendosje
Gazetari Stavri Marko e përshkroi si alarmuese situatën në Himarë duke thënë se tashmë po kërkohet një referendum për vetëvendosje.
Ndërsa komentoi në një intervistë për Euronews Albania, qëndrimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në burg, Marko tha se është insistimi i kryeministrit Rama ai që mund të cilësohet një autogol në marrëdhënie me ndërkombëtarët.
“Dua të shprehem se Himarën e kanë vizituar dhe po vazhdojnë ta vizitojnë shumë personalitete të institucioneve evropiane duke bërë dhe sondazhe dhe duke pyetur popullin e Himarës, në lidhje jo vetëm për çfarë ata ndjejnë për vetëadministrimin e bashkisë apo për shkak të Belerit i cili ndodhet me pa të drejtë në paraburgim, por kemi të bëjmë edhe me disa pyetje shumë interesante që na janë drejtuar si banorë të cilat në fund të fundit reflektojnë dyshimin për vazhdimësinë sa i përket pikëpamjeve të Himarës në vazhdimësinë me institucionet e shtetit shqiptar, të cilat po shkojnë drejt një gremine dhe një bote të panjohur marrëdhëniesh,” – u shpreh Marko.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rezoluta PPE për lejimin e betimit të Belerit, vjen reagimi i Edi Ramës
- PPE miraton rezolutën që kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit